Amber Leigh Lancaster refuzon të gjitha procedurat estetike, ndërsa duket dyfish më e re se mosha që ka.

Modelja, aktorja dhe dizajnerja e enterierëve u bë e famshme për rolin e saj në spektaklin e MTV-së, “The Hard Times by RJ Berger”.


Amerikania u bë nënë në moshën 39 vjeçare, kur vuajti nga komplikime të rënda shtatzënie dhe shumë nga fansat e saj po kërkonin që ajo të përmbushte rolin e saj si nënë.

amber5 2 e1670971317144 (Foto: Instagram/amberlancaster)

Shumëkush mendoi se ajo ishte shumë më e re në moshë, andaj së fundmi i ka tronditur të gjithë duke pranuar se në fakt është 42 vjeçare.

Të gjithë mendonin se ajo ishte maksimumi 25 vjeçare, ndërsa Amber e ka treguar sekretin e dukjes rinore.

amber5 5 (Foto: Instagram/amberlancaster)

Ndër produktet kozmetike që përdor, ajo përmend shpesh në rrjetet sociale kremin tretinoin, i cili sipas saj ia ka shpëtuar me të vërtetë lëkurën. Megjithatë, ka paralajmëruar gjithashtu se ky lloj trajtimi nuk është për çdo lloj lëkure dhe se është e nevojshme që fillimisht të konsultoheni me një dermatolog.

amber5 3 (Foto: Instagram/amberlancaster)

"Ju keni nevojë për një recetë për të, dhe unë e kam përdorur për 15 vjet dhe ma ka rilindur lëkurën”, është shprehur aktorja. /Telegrafi/

amber6 (Foto: Instagram/amberlancaster)

mber5 (Foto: Instagram/amberlancaster)

amber5 4 (Foto: Instagram/amberlancaster)

amber5 1 (Foto: Instagram/amberlancaster)