Aktori që luajti Ted Mosby-n në "How I Met Your Mother", zbuloi së fundmi se është bërë baba

Ylli i serialit How I Met Your Mother, Josh Radnor, dhe bashkëshortja e tij, Jordana Jacobs, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Aktori 51-vjeçar e ndau lajmin vetëm së fundmi në Instagram me 1.1 milion ndjekësit e tij.
Ai publikoi tre foto me foshnjën me po ashtu një përshkrim për pritjen e ëmbël.
“Pra, unë dhe gruaja ime u bëmë me fëmijë disa muaj më parë!”, ka shkruar aktori.

“Ja çfarë dimë deri tani: buzëqeshja e tij e ndriçon dhomën. Është shumë vëzhgues dhe i menduar. Hipnotizohet kur i luaj këngë në kitarë. Mendon se fjala ‘baba ghanoush’ është jashtëzakonisht qesharake. Ai është një kënaqësi e vërtetë dhe unë dhe Jordana jemi shumë të lumtur që është këtu”.
Lindja e fëmijës së tyre vjen pas martesës së tyre, dy vjet më parë.

Përndryshe Josh Radnor është një aktor tejet i dashur dhe i pëlqyer nga publiku, sidomos për performancën e tij në serialin How I Met Your Mother.
Në serialin tejet të njohur, Josh ka portretizuar rolin e arkitetktit Ted Mosby.
























































