LAJMI I FUNDIT:

Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

Personazhi kryesor i filmit Oppenheimer dhe njëherësh aktori më i njohur i ditëve të some, Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia.

Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004, shkruan IrishMirror.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, Malachyn dhe Aranin.


Foto: Cillian Murphy me familjen e tij / IrishMirror

Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.

Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet.

Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.

Foto: Cillian Murphy në rolin e Oppenheimer / Universal Pictures

Filmi i Christopher Nolan, Oppenheimer që ngërthen ngjarjen e ndërtimit të bombës së parë bërthamore në botë është i nominuar në një sërë kategorish për Oscars këtë vit, përfshirë edhe në kategorinë kryesore.

Aktori Cillian Murphy që portretizon rolin e kreut të Projektit Manhattan, Robert Oppenheimer, është gjithashtu i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë”.

Foto:Cillian Murphy në rolin e Oppnheimer / CNN

Ky do të ishte një sukses padyshim i madh për Murphyn nëse do ta arrinte të fitonte këtë çmim në Oscars.

Aktori irlandez, është aktori më i përfolur i ditëve të sotme dhe famën e tij kulminante e kishte arritur edhe në serinë Peaky Blinders, në rolin e Thomas Shelby. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drilon Rama shpreh dëshirën për të shkuar në finale të Big Brother, në mbështetje të Gjestit

Drilon Rama shpreh dëshirën për të shkuar në finale të Big Brother, në mbështetje të Gjestit

Magazina
Ish-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën

Ish-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën

Magazina
Loredana flet për Jozin dhe tregon nëse ka marrë ndonjë vendim për lidhjen e tyre

Loredana flet për Jozin dhe tregon nëse ka marrë ndonjë vendim për lidhjen e tyre

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Zhaklin Lekatari: Gjesti do të jetë i paharrueshëm

Magazina
Aktorja Amanda Bynes i bashkohet platformës për të rritur, OnlyFans

Aktorja Amanda Bynes i bashkohet platformës për të rritur, OnlyFans

Magazina
Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Magazina
Kalo në kategori