Nicolas Cage dhe Vince Neil janë konfrontuar fizikisht jashtë një resorti Las Vegas.

Aktori dhe rokeri ishin bashkë në kazino, ndërsa zënka ndërmjet tyre kishte filluar kur këngëtari e kishte fyer dhe goditur një femër brenda hotelit ku qëndronin.


vi

Rokeri 55-vjeçar thuhet se e ka tërhequr për flokësh në dysheme një femër, vetëm për faktin se ajo i kishte kërkuar autograf aktorit 52-vjeçar.

Në një video të publikuar nga TMZ, shihet Cage duke u përpjekur ta qetësojë mikun e tij, frontmenin e grupit “Motley Crue”.

Neil më pas është arrestuar nga policia. /Telegrafi/