Aktori i famshëm hollivudian, Joseph Gordon-Levitt, ka bërë një kërkesë përmes platformës së tij, HitRecord, për publikimin e fotografive interesante nga Kosova që planifikon t’i përfshijë në një projekt të ri.
Ylli i njohur nga filmat – si “The Dark Knight Rises”, “Snowden”, “Don Jon”, “The Walk”, “Inception”, “The Trial of the Chicago 7” – ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook duke kërkuar fotografi nga lokacione të ndryshme në vendin tonë.
“Përshëndetje, miq në Kosovë! Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri në faqen time HitRecord”.
“Gjeni disa të mira në aparatin tuaj fotografik dhe shtojini në projektin KËTU”.
“Ekzistojnë gjithashtu hapa në këtë projekt për shkrimtarët dhe aktorët zanorë, prandaj mos ngurroni t’i kontrolloni edhe ato nëse jeni të interesuar. Mezi pres t’i shoh fotografitë tuaja!”, ka shkruar Gordon-Levitt duke prezantuar një fotografi të realizuar në Kosovë.
Ndërkaq në faqen Hitrecord kërkohet që të publikoni fotografitë “që tregojnë njerëz, vende dhe gjëra të veçanta nga ku jetoni në botë”.
“Postoni fotografi për të ndarë gjërat e veçanta për të parë se ku jetoni. Mund të jetë brenda, jashtë, qytete, natyrë, ushqim, gjithçka – ndani gjithçka që mendoni se është e veçantë, dhe gjithashtu mos ngurroni të ndani sa më shumë fotografi sa të dëshironi”, shkruan në këtë faqe.
HitRecord është një platformë mediatike bashkëpunuese në internet e themeluar dhe në pronësi të aktorit dhe regjisorit, Joseph Gordon-Levitt. Kompania përdor një shumëllojshmëri të mediave për të prodhuar projekte të tilla si filma të shkurtër, libra dhe DVD.
E gjitha filloi në vitin 2005 nga aktori dhe vëllai i tij, Dan, të cilët me kalimin e kohës e hapën platformën për njerëzit e tjerë krijues të cilët donin të rishikonin dhe rimiksonin punën e tyre dhe të tjerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri