Aktivizohet kinemaja në Mitrovicë

Drejtuesit e qendrës së kulturës, tregojnë se fillimisht filmat do të shfaqen një herë në javë, apo çdo të mërkurë prej orës 19:00, ka njoftuar zyra e informimit të Mitrovicës. Drejtori i kësaj qendre, Mirsad Ferati, tha se shfaqja e filmave do të nis nga kjo e mërkurë. Sipas tij, ky projekt do të nis me filmin “Salt”, ku në rolin kryesor luan aktorja e njohur, Angelina Jolie.
Përmes një komunikate për shtyp, ai e ka vlerësuar këtë si një mundësi të mirë për qytetarët mitrovicas, të cilët për shumë vite nuk kanë pasur një kinema të vetme në dispozicion.
“Salla ofron kushte të mira, është siguruar rryma dhe ngrohja, ndërsa çmimi i biletave do të jetë simbolik, vetëm 1.5 euro për film”, ka thënë ai./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/10/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































