LAJMI I FUNDIT:

Aktivistja për legalizimin e marihuanës, Monika Risteska përfundoi në paraburgim

Aktivistja për legalizimin e marihuanës, Monika Risteska përfundoi në paraburgim

Monika Resteska këtë mbrëmje do ta kalojë në Stacionin Policor në Autokomandë, njofton 1TV.


Policia në mëngjes bëri kontroll në shtëpinë e saj, ndërsa më vonë ajo u arrestua, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori Publik vendosi ta privojë nga liria Monika Risteskën. Ajo bashkë me një person tjetër do të paraqiten para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Monika Risteska është njëra nga aktivistet më aktive për legalizimin e marihuanës./Telegrafi/