Anëtarët e organizatës Shoqëria Demokratike Ruse që drejtohet nga aktivisti Peter Nikitin, i kanë dorëzuar letë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq, ministrit të Brendshëm, Bratisllav Gashiq dhe shefit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.
Aktivisti Nikitin tha se po i kërkojnë presidentit dhe kryeministres serbe të marrin masa për të shtypur presionin ndaj aktivistëve rusë kundër luftës në Ukrainë.
Ai ka shtuar se aktiviteti i tyre ka marrë mbështetjen e një numri të organizatave bamirëse dhe humanitare ruse që funksionojnë lirshëm në të gjithë Evropën, duke përfshirë dhe përfaqësues, avokatë, intelektualë e aktivistë.
“Kërkojmë nga të gjithë të cilëve u kemi dorëzuar letra të na tregojnë se cilat nga aktivitetet tona janë të drejtuara kundër sigurisë së Serbisë, pasi që këtë e kanë përmendur si arsye kur më mbajtën në aeroportin e Beogradit për 40 orë dhe nuk më lanë të hyjë në vend”, ka theksuar ai.
Nikitin ka pyetur nëse këto ishin aktivitetet e organizimit të një kursi falas të gjuhës serbe për rusët në Serbi, apo grumbullimi dhe dhurimi vullnetar i gjakut për viktimat e shkaktuar nga krimi në Beograd në fillim të muajit maj.
Kujtojmë se aktivisti opozitar rus ishte ndaluar në Aeroportin “Nikolla Teslla”, kur ka tentuar të hyjë në Serbi, prej ku jeton prej shumë vitesh.
Ai pati treguar se kjo ndalesë ka ardhur pas vendimit të shefit të BIA-s, i cili tashmë është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit.
Vulin është nën sanksionet amerikane që nga 11 korriku, nën dyshimet për përfshirje për korrupsion, trafikim me drogë dhe për përhapjen e ndikimit rus në Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame