LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° clearsky_day

Aktivistët nga “EC Ma Ndryshe” kërkojnë nga subjektet politike përqendrim më të madh për zhvillimin e qëndrueshëm

Aktivistët nga “EC Ma Ndryshe” kërkojnë nga subjektet politike përqendrim më të madh për zhvillimin e qëndrueshëm

Aktivistë të shoqërisë civile në Prizren që janë të angazhuar në sektorin e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe qeverisjes së mirë shpresojnë që këto aspekte të kenë vëmendjen e duhur të partive politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, ashtu që të përfshihen në programin qeverisës për mandatin e ardhshëm.

Sipas tyre, politikat e duhura në këto sektorë janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm, ashtu që me një qasje gjithëpërfshirëse dhe më llogaridhënëse të sigurohet mirëqenia e duhur për qytetarët e Kosovës.

Eroll Shabani nga OJQ “EC Ma Ndryshe” ka theksuar se çuarja deri në fund e mandatit të qeverisë së fundit ka qenë zhvillim i duhur për stabilitetin politik, por edhe për buxhetin shtetëror. Sa i përket pritjeve për qeverisjen e ardhshme ai ka theksuar nevojën për avancimin e politikave publike në mjedis dhe në trashëgiminë kulturore.


“Neve si EC na vjen mirë së pari që kjo qeverisje po e përfundon mandatin deri në fund, meqë e dimë se zgjedhjet kanë një kosto të madhe, andaj është një gjë shumë e mirë. Por gjithsesi fushat me të cilat ne punojmë më së shumti është mjedisi dhe trashëgimia kulturore, prandaj po shpresojmë që qeverisja e ardhshme do ta ketë në fokus mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, gjithsesi duke ofruar zhvillim të qëndrueshëm, duke ofruar gjithëpërfshirje dhe normalisht transparencë dhe llogaridhënie karshi qytetarit”, ka thënë Shabani për Telegrafin.

Sipas tij, deri më tani gjatë fushatës parazgjedhore nuk ka pasur shpalosje të detajuara të programeve nga ana e partive politike. Në të njëjtën kohë ka shtuar se premtimet e dhëna edhe duhet të zbatohen gjatë mandatit qeverisës.

“Deri më tani me aq sa kemi mundur ta përcjellim fushatën nuk ka pasur shpalosje të detajuara të programeve të partive politike. Por gjithsesi në shpresojmë që ato cka e premtojnë ashtu edhe ta zbatojnë apo realizojnë gjatë mandatit të tyre qeverisës. Ne më së shumti fokusin sic e përmenda e kemi në mjedis dhe në trashëgimi kulturore dhe shpresojmë se do të ketë politika të cilat do ta përfshijnë sa më shumë mjedisin edhe trashëgiminë kulturore”, ka deklaruar Shabani për Telegrafin.

“EC Ma Ndryshe” është organizatë joqeveritare me bazë në komunitet që angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm me qasje gjithëpërfshirëse.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Kalo në kategori