LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët në Gjermani tentuan të ndërpresin transmetimin e meshës në televizion, nuk e dinin se ajo ishte regjistruar më herët

Aktivistët në Gjermani tentuan të ndërpresin transmetimin e meshës në televizion, nuk e dinin se ajo ishte regjistruar më herët

Aktivistët gjermanë të ndryshimeve klimatike kishin planifikuar të ndërpresin transmetimin televiziv të meshës së Krishtlindjeve në kishë, për të cilën kishin menduar se do të transmetohej drejtpërdrejt, por arritën në vendngjarje shumë vonë sepse ishte filmuar një ditë më parë, njoftoi policia gjermane gjatë të shtunës.

Aktivistët mjedisorë të grupit Last Generation nuk arritën të ndërpresin meshën, e cila fillimisht u mendua se do të transmetohej drejtpërdrejt në televizionin publik, por u regjistrua paraprakisht pasi dolën informacione për planin e protestuesve, transmeton Telegrafi.

Tetë aktivistë u shfaqën jashtë kishës në lagjen Moehringen të Shtutgartit, por e gjetën të mbyllur. Zyra e famullisë njoftoi policinë, e cila gjeti dy keqbërës të tjerë të mundshëm dhe i largoi.


Grupi i protestës mjedisore Last Generation, bllokoi daljet dhe kryqëzimet e autostradave në Berlin dhe qytete të tjera të mëdha nga fillimi i vitit 2022, për të rritur vetëdijen për çështjet klimatike.

Ata organizuan gjithashtu protesta në muze, stadiume, ministri, aeroporte dhe tubacione nafte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori