LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj tre personave për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Aktakuzë ndaj tre personave për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të premte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

Sipas njoftimit të prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame përkatësisht të besimit fetar, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit Valon Syla.


Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla

“Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’ nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Më 11 prill të këtij viti, gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga tre persona, duke pësuar lëndime në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra të shoqërisë civile, liderëve institucionalë e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori