Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve A.E., B.E., dhe T.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar deri më datë 30.08.2023 rreth orës 14:00, në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur dhe në qytetin e Prizrenit, pa autorizim kanë shpërndarë dhe ofruar për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit “kokaina”.
“…në atë mënyrë që narkotikun e siguruar përmes rrugëve ilegale e mbajnë në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur nga ku fillojnë shitjen në sasi të vogla personave të ndryshëm në fshatin Zhur dhe në qytetin e Prizrenit. Gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore më datë 30.08.2023, i pandehuri A.E., derisa ishte duke drejtuar veturën e markës ‘Fiat Croma’ në Prizren, arrestohet dhe nga i njëjti sekuestrohen dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 2.55 gram, përderisa në të njëjtën kohë gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale ngjyrë e zezë, dhe 45 (dyzetë e pesë) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 23.04 gram, tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 52.34 gram dhe një qese najloni në peshë prej 1.76 gram, të cilat substanca narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezultojnë të jenë të llojit kokainë, nga matjet neto me peshë të përgjithshme prej 65.76 gram”, thuhet në komunikatën për media.
Prokuroria njofton se me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, i pandehuri T.B., thuhet se me dashje ka ndihmuar të pandehurit e lartcekur në kryerjen e veprës penale, duke iu siguruar klientë të ndryshëm për blerje të narkotikut.
“Po ashtu, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar në vitin 2021 deri më datë 30.08.2023, në vazhdimësi, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, në një lokal dhe përmes mjeteve elektronike, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë lojëra të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, në atë mënyrë që të njëjtit në bashkëkryerje, në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë përmes telefonave mobil dhe kompjuterit që gjendej në lokalin e lartcekur, instalojnë llogari të ndryshme nga web faqe të ndryshme për lojëra të fatit, nga të cilat web faqe krijojnë llogari për klientë të ndryshëm, më pas në ato llogari u dërgojnë të holla klientëve për të zhvilluar lojëra të fatit dhe më pas këta të fundit paguajnë të hollat kesh për të pandehurit”.
Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Po ashtu, prokurori ka propozuar që si mjete të kryerjes dhe dobi pasurore, të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, të cilat janë sekuestruar përkohësisht, e që janë:
Një (1) Automjet Fiat Croma, ngjyrë hiri metalike;
Një (1) automjet Citroen C-Elysee, ngjyrë e bardhë;
Tre (3) telefona: Sony Xperia, IPHONE X dhe Samsung ;
Kartëmonedha në vlerë prej 1140 Euro dhe 40 Franga Zvicerane;
Pesëdhjetë e një (51) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 79.69 gram;
Një (1) peshore digjitale ngjyrë e zezë;
Një (1) DVR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht