LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj ish-ministrit Bajram Hasani dhe kryetarit të Malishevës Ragip Begaj, për ‘mashtrim dhe shpëlarje të parave’

Aktakuzë ndaj ish-ministrit Bajram Hasani dhe kryetarit të Malishevës Ragip Begaj, për ‘mashtrim dhe shpëlarje të parave’

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë, ndaj disa zyrtarëve shtetërorë, përfshirë ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin, e kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj.

Siç njofton PK, të pandehurit me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H dhe F.Th. kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, në bashkëkryerje nga neni 31 të KPRK-së.


Po ashtu, i pandehuri M.K, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, sipas PK-së i pandehuri N.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Mashtrimi”  nga neni 335, paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet A.Rr., nga Prokuroria Speciale akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 56 (1) te Ligjit Nr. 05/L-096 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, siç referohet në nenin 308 të KPRK-së.