Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve përmes Agjencisë “BCD Travel”.
Sipas njoftimit, të pandehurit Sh.C., V.C., A.A dhe B.S., dyshohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Shmangia nga tatimi”, ku janë të dëmtuar mbi 400 persona, ndërsa vlera e shumës së përfituar kundërligjshëm është mbi 667 mijë e 950.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit Sh.C dhe V.C., nga data 12.09.2019 e deri në fund të muajit tetor 2020, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake dhe në bashkëkryerje në Agjencinë BCD TRAVEL, me seli në Bregun e Diellit, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë hapur zyrën në Bregun e Diellit në Prishtinë, duke i mashtruar të dëmtuarit me premtimin se do t’ju caktohen terminet për viza dhe do t’ju sigurojnë viza pune në shtetet perëndimore dhe skandinave, me ç ‘rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material mbi 50.000€, dhe me këtë në vazhdimësi të pandehurit dhe në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.
“Të pandehurit A.A dhe Sh.C., nga muaji nëntor 2020 deri në shtator 2021, kanë mashtruar me dashje dhe në bashkëkryerje, duke qenë në dijeni se aplikacionet për viza nuk po procedohen në ambasadat përkatëse dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe tjetrin, e pandehura A.A., ju ka kërkuar paratë të dëmtuarve kinse për sigurimin e vizave, ka plotësuar “kontratat” për të dëmtuarit, si dhe ka “arsyetuar” tek të dëmtuarit arsyet e pritjet e gjata për vizat e punës, e po ashtu, nga profili i të njëjtës në rrjetin social “facebook” dhe “instagram”, i ka postuar ofertat për punë, si dhe listat me emra dhe mbiemra të aplikantëve/tani të dëmtuarve që ju është “konfirmuar” caktimi i termineve për vizë dhe që do “të nënshkruajnë” kontratat për punësime jashtë vendit, ndërsa “aplikacionet” e të dëmtuarve nuk janë dorëzuar asnjëherë në ambasadat përkatëse, me ç ‘rast iu është shkaktuar dëm material mbi 50.000€ dhe me këtë në vazhdimësi të pandehurit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-së”.
“Po ashtu, i pandehuri Sh.C., me dashje ka fshehur dhe i është shmangur tërësish pagesës së tatimit që kërkohet me ligj duke mos i deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vlera e shumës së shmangur tatimore arrin shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000€) Euro, andaj me këtë ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, sipas KPRK-së”.
“Ndërsa, i pandehuri B.S., me dashje ka vënë në lajthim Agjencinë e Regjistrimit të bizneseve të Kosovës (ARBK), që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, në emër kinse të autorizuesit (pronar imagjinar i biznesit), duke e dhënë nënshkrimin e tij pa pasur autorizim, i cili autorizim ka shërbyer si provë në ARBK për të regjistruar “BDC Travel” Sh.p.k., dhe me këtë i njëjti ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas KPRK-së”.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës t’iu vazhdohet masa e paraburgimit të pandehurve. Po ashtu, ka propozuar të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga vepra penale: Njësia kadastrale me sipërfaqe 90.12 m2 , në Gllogovc, njësia kadastrale me sipërfaqe 700 m2 dhe njësia kadastrale sipërfaqe 1400 m2, në Pejë, banesa me sipërfaqe 83.5 m2, në Fushë Kosovë dhe një automjet.
“Po ashtu, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës të shqiptohet dënim plotësues të pandehurve Sh.C dhe V.C., për kompensimin e dëmit/përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar të dëmtuarve, si dhe, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia ka kryer 6984 kontrolle automjetesh për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni
Akuzohet për vjedhje, zbardhet deklarata e ish-ministrit Beqaj: Vendimi i gjykatëses i ndikuar nga Sali Berisha
Monitorimi i mediave, rrjeteve sociale dhe dezinformatave – prioritet për Misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve në Kosovë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje
LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar