Aksioni i nisur sot në mëngjes për rrënimin e 11 objekteve në zonën përreth liqenit të Ujmanit po vazhdon edhe më tej. Këto objekte janë ndërtuar në pronën që i përket ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.

Në mesin e objekteve që po rrënohen dyshohet se janë edhe dy vila të Ivan Zaporozhacit dhe vëllait të tij Sergejit.


Ivan Zaporozhac është kryesues i Asamblesë së Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nënkryetar i Listës Serbe.

Aksioni po zhvillohet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, pas mosrespektimit të afatit të caktuar për lirimin e objekteve dhe largimin e inventarit personal. /rtk/