LAJMI I FUNDIT:

Aksion i Policisë kundër përdoruesve të narkotikëve në Prishtinë

Aksion i Policisë kundër përdoruesve të narkotikëve në Prishtinë

Policia ka arrestuar mbrëmë katër persona pasi te secili prej tyre është gjetur lëndë narkotike.

Rasti i parë sipas raportit të përditshëm policor është regjistruar në rr. “Driton Hoxha” në Prishtinë, rreth orës 20:05, kur është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.


Rasti tjetër është regjistruar në Pallatin e Rinisë rreth orës 21:45, kur është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese (2.5 gr) me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.

Po ashtu, te Pallati i Rinisë rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një 1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit edhe ky i dyshuar është liruar në procedurë te rregullt.

Ndërsa, në rr. “Isa Kastrati” rreth orës 23:45 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori