Aksion model i nisur nga Shaqiri, Freuler rikthen epërsinë e Zvicrës

Zvicra e ka nisur për mrekulli pjesën e dytë ndaj serbisë.
Helvetikët kanë rikthyer epërsinë pasi kanë shënuar golin e tretë në këtë sfidë.
Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur pikërisht nga ylli i madh kosovar, Xherdan Shaqiri.
Gjilanasi harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi për 3-2.
Kujtojmë që në pjesën e parë për Zvicrën shënuan Xherdan Shaqiri dhe Breel Embolo. /Telegrafi/
https://twitter.com/Emboucaneur_13/status/1598771287177908225?s=20&t=TWSF31Hrk4RDqkSzcsqX6A

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































