LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohen dy vetura në rrugën Klinë-Istog, gjashtë të lënduar

Aksidentohen dy vetura në rrugën Klinë-Istog, gjashtë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Istog.

Në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 17:00  gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:00 Policia është informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog, në afërsi të fshatit Zllakuqan. Në atë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ku 6 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Njësitet e trafikut të policisë po merren me rastin derisa në vendngjarje kanë shkuar edhe autoambulancat. /Telegrafi/