Aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen i ka marrë jetën edhe Shkurt Prengës, babait të fëmijës tre-vjeçar.
Familja e përbërë nga tre anëtarë, çifti dhe fëmija i tyre ishin duke udhëtuar me një makinë tip Opel kur janë përplasur me një mjet tip Benz.
Fëmija i mitur ndërroi jetë në vend, ndërsa babi i tij më vonë në spital, kurse gruaja e viktimës, Fabiola Prenga, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Në vijim të informacionit paraprak ju bëjmë me dije se automjeti tip “Opel” ku humbi jetën i mituri 3-vjecar, drejtohej nga shtetasi Sh.P.,33 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë i cili ka ndërruar jetë, si dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë bashkëshortja e tij shtetasja F.P., 26 vjeç”, njofton policia.
Makina tip Benz që drejtohej nga një burrë u përfshi nga flakët ndërsa drejtuesi i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik, që tronditi vendin pak ditë para ndërrimit të viteve, por grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të tij./tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë