LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me të vdekur në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, nuk dihen arsyet

Aksidenti me të vdekur në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, nuk dihen arsyet

Mbeten ende mister arsyet e aksidentit të fundjavës në rrugën e Kodrës së Diellit, kur një makinë ra në humnerë rreth 100 metra poshtë në greminë, duke i shkaktuar vdekjen një 80-vjeçari, shtetas i Austrisë.

Rasti u paraqit nga motoçiklistë të rastit, dhe zjarrfikësit dhe policia që mbërritën pas 15 minutash, veçse konstatuan vdekjen e të moshuarit nga Vjena. Sipas të dhënave të policisë,


“Më datë 7.4.2024 rreth orës 17:20 në SPB – Tetovë u raportua se në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit në hyrje të Rasadishtës së Tetovës, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me targa austriake, i drejtuar nga. E.W. (80) nga Vjena – Republika e Austrisë, ka dalë nga rruga. Në aksident, drejtuesi i cili ishte i vetëm në automjet ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendin e ngjarjes kryen inspektim prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB- Tetovë”, thonë nga Policia e Tetovës.

Megjithatë, dyshimet për këtë aksident u shtuan kur ndër sendet e gjetura është vërejtur një çantë me para. Kjo nuk shënohej në buletinin paraprak të policisë, por më vonë, nga SPB-ja thanë se hetimet nuk janë mbyllur ende dhe materiali akoma nuk i është dorëzuar prokurorisë. Nga njësiti i zjarrfikësve pranuan gjetjen e një sasie parash por thanë se ato i kanë kaluar policisë.

Një automjet me targa austriake në rrugën e Kodrës së Diellit ka dalë nga rruga, drejtuesi humb jetën
Lexo po ashtu Një automjet me targa austriake në rrugën e Kodrës së Diellit ka dalë nga rruga, drejtuesi humb jetën

“Arritëm shpejt me policinë e Tetovës dhe ca motoristë që kishin ngel pas veturës që e kishin parë rastin. Pamë edhe viktimën jashtë veturës. Gjëra të dyshimta si alkool apo diçka të rrezikshme nuk kishte. Ishte një rënie e thellë e makinës diku 150 metra. Viktima ishte jashtë makinës, gjërat po ashtu të shpërndara jashtë. Ka edhe fotografi dhe gjëra që dokumentuam, pamë rreth veturës të holla si dinarë të Serbisë, euro dhe denarë të Maqedonisë së Veriut. Në një çantë, në një pjesë të saj, sipas të dhënave që panë dhe zjarrfikësit tjerë, kishte një shumë më të madhe parash që i kishte poseduar viktima. Një sasi më e madhe e eurove”, tha Avni Ameti, shef i NJTKZ – Tetovë.

Policia e Tetovës thotë se të gjitha sendet e gjetura janë aktualisht në Stacionin Policor të Tetovës. Deri tani, gati është vetëm raporti paraprak i mjekësisë, për vdekje si pasojë e gjakderdhjes së brendshme.

Por, rasti ende nuk ka përgjigje për itinerarin e mëhershëm që ka pasur shtetasi austriak nëpër Tetovë, prej nga vinte, kë takonte dhe përse i nevojitej kjo shumë parash.

Megjithatë, për rastin është njoftuar edhe Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Ministria e Jashtme, Ambasada e Austrisë si dhe Zyra e Interpolit.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori