LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti i rëndë në Tiranë, foshnja del nga spitali ndërsa prindërit vazhdojnë mjekimin

Aksidenti i rëndë në Tiranë, foshnja del nga spitali ndërsa prindërit vazhdojnë mjekimin

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës, që tronditi Tiranën.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se 48-vjeçari Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij, Vilma Konomi, ishin bërë prindër pas 20 vitesh lidhjeje. Gjatë aksidentit ata kishin në duar edhe karrocën me foshnjën e tyre 3-muajshe.

Me profesion, Arjani është drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.


Për fat të mirë, foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa prindërit janë ende të shtruar. Burri ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa gruaja kishte hemoragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.

Momenti kur vetura godet prindërit me foshnjën tre muajshe duke kaluar vijat e bardha
Lexo po ashtu Momenti kur vetura godet prindërit me foshnjën tre muajshe duke kaluar vijat e bardha

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardhja në Rurgën e Kavajës.

Pas aksidentit, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e drogës. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori