LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Gjilan, vazhdon trajtimi i tre pacientëve në QKUK, njëri në gjendje të rëndë

Aksidenti në Gjilan, vazhdon trajtimi i tre pacientëve në QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Foto: Arkiv

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu në një prononcim për Telegrafin tregoi për gjendjen e tre pacientëve të cilët janë transferuar për trajtim shëndetësor në këtë klinikë, nga aksidenti tragjik i së enjtes i cili ndodhi në qendër të Gjilanit.

Sipas tij, tre personat e transferuar kanë marr tretmanin e duhur në Klinikën Emergjente.


Djali i të ndjerit në aksidentin në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë
Lexo po ashtu Djali i të ndjerit në aksidentin në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Fazliu tha se dy nga pacientët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i treti gjendjen shëndetësore e ka më të rënduar.

“Tre personat e transferuar  nga spitali i Gjilanit, fillimisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente. Një është transferuar në kirurgji torakale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji po ashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, ka thënë Fazliu.

Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve
Lexo po ashtu Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve

Ndryshe, të enjten në qendër të Gjilanit ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marrura, një person ka humbur jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin e Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori