Të premten në orët e mëngjesit ndodhi një aksident i rëndë në trafik në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë dy gra humbën jetën.

Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh bën të ditur se dy viktimat janë shtetase të Shqipërisë.


“Autostrada Ibrahim Rugova, 12.12.2025 – 07:40. Si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një kamioni, dy femra shtetase të Shqipërisë që kanë qenë në veturë, kanë humbur jetën”, thuhet në raportin policor.

E lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i kamionit, shtetas i Kosovës i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit, ndërsa m urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, Top Channel ka shkruar se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija. Kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë e nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si konsulentë biznesi në Gjermani. /Telegrafi/