Aksidenti i tmerrshëm mes devesë dhe veturës, la të vdekur katër anëtar të familjes

Familja me katër anëtarë e ka pësuar me jetë, kur vetura e tyre u përplas në një deve që u doli para, teksa po vozisnin nëpër qytetin Jazan të Arabisë Saudite.
Babai, nëna dhe dy vajza gjetën vdekjen e menjëhershme, kurse tre djem nga e njëjta familja janë dërguar në spital me gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet i ditur identiteti i familjes që pësoi teksa ishin duke e vizituar këtë vend.
Në anën tjetër, autoritetet arabe kanë kërkuar ndëshkimin e pronarit të devesë, që është larguar nga tufa dhe ka hyrë në një vend urban. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































