LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë, që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas raportit është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura.


Aksident i rëndë në Autostradën "Ibrahim Rugova", vdes një person
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Autostradën "Ibrahim Rugova", vdes një person

Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/