Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje 2-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.
Familjarët e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht 2-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































