LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Gjermani, treni godet për vdekje dy mërgimtarë nga Kosova

Aksident tragjik në Gjermani, treni godet për vdekje dy mërgimtarë nga Kosova

Dy mërgimtarë nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht të premten mbrëma në Wiesbaden të Gjermanisë.

Leutrim Hyseni 31 vjeç dhe Admir Seta 40 vjeç, janë goditur nga treni teksa kanë qenë duke e kaluar hekurudhën.


Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Humanitare Dardania Wiesbaden, e cila me këtë rast u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që duan të ndihmojnë familjet e viktimave, se këtë mund ta bëjnë deri nesër në orën 18:00.

Për aksidentin ka shkruar edhe gazeta gjermane Wiesbadenaktuell.de, e cila ka njoftuar se sipas hetimeve policore, 31 dhe 40-vjeçari e kanë anashkaluar trenin që po afrohej rreth orës 18:05 të së premtes.

“Me gjithë frenimin emergjent të drejtuesit të mjetit, i cili është nisur menjëherë, treni i goditi dy personat”, shkruan gazeta.

Tutje, thuhet se edhe pse ekipet e shpëtimit kanë arritur shumë shpejt në vendngjarje, çdo ndihmë për ta ishte shumë vonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori