LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, vdes një person

Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, vdes një person
Foto: Ilustrim

Mëngjesin e së mërkurës, në rrugën Ferizaj-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku i cili ka përfunduar me fatalitet.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë një veturë dhe një këmbësore, e cila pas aksidentit ka ndërruar jetë pasi nuk u përballoi plagëve të marra.


Vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia në komunikatë ka njoftuar se ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMË X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/