Aksident trafiku në “Lakrishte”, njëra veturë e Policisë – lëndohet zyrtari policor

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një aksident trafiku në Prishtinë, që ka ndodhur të hënën.
Aksidenti ka ndodhur te rreth-rrotullimi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, në ora 11:20.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje, njëra veturë zyrtare e PK-së”, thuhet në raport.
Si pasojë lëndime ka pësuar zyrtari i PK-së, drejtues i veturës zyrtare. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































