Aksident trafiku me fatalitet

Në këtë aksident, në të cilin ishin përfshirë tri vetura, lëndime vdekjeprurëse ka marrë Sh. A. - 39 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në shërbimin e urgjencës në Shtime. Pesë të lënduarit e tjerë, pas marrjes së ndihmës së parë në Shtime, janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Sipas raporteve të para të Njësitit rajonal të trafikut, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, kur njësia 1 (vetura “Opel Omega”) të cilën dyshohet se e drejtonte V. M. 25 vjeçar, ishte duke lëvizur nga Shtimja në drejtim të Lipjanit, me të arritur në lokacionin e lartshënuar, hyn për të tejkaluar një traktor, ndërsa nga drejtimi i kundërt vjen njësia 2.
Me këtë rast vjen deri te ndeshja direkte në mes të këtyre dy njësive, ndërsa goditet edhe një tjetër veturë, e cila ishte e parkuar në atë vend.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa ndaj ngasësit të njësisë 1 (V. M.) shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Telegrafi/

















































