Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, në fshatin Bernjak të Rahovecit, si pasojë dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.


"Pas marrjes së informacioni, njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Ndërkaq, ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Podrimaj.

Sipas Podrimajt bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt.

Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon të kihet kujdes gjatë ngasjes në komunikacion. /Telegrafi/

67143402 1475609669248102 5814906902944940032 n 1

67318770 2291572541108537 4188902520279531520 n 1