LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Kurbin, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Aksident i rëndë në Kurbin, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në aksin rrugor Milot – Mamurras në Kurbin. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në afërsi të mbikalimit të Sanxhakut.

Mësohet se shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.


Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/