LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

Aksident i rëndë në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës.

Një mjet Audi me targa AA 086 RF, që drejtohej nga 34-vjeçari E.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur disa herë.

Për pasojë, shkruan tch, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe shtetasja 28-vjeçare Rr.Gj., ndërsa kanë mbetur të plagosura edhe dy shtetase të tjera, që ndodheshin në makinë.


Këto të fundit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor, që po hetojnë për shkaqet e aksidentit me pasoja fatale.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori