Aksident në Slivovë të Prishtinës – lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Slivovë të Prishtinës, ku një veturë është përplasur me një motoçikletë.
Raportohet se si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin por nuk ka marrë përgjigje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































