LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona
Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në Skenderaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave civile.

“Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 13:00,  në mes dy veturave civile në Skenderaj, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretmanin mjekësor në QKMF në Skenderaj”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/