LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person, pesë të tjerë janë të lënduar

Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person, pesë të tjerë janë të lënduar
Foto: Ilustrim

Mbrëmë në orën 19:55 në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë ka ndodhur aksident mes automjetit “opel astra” me tabela të Kërçovës e drejtuar nga A.K (32) nga Kërçova dhe automjeti “mercedes” me tabela gjermane e drejtuar nga H.R (45) nga Veleshta, kurse me banim të përkohshëm në Gjermani.

Në aksident personi H.R ka marr lëndime të rënda trupore, dhe me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin “Shën Erazm” në Ohër, ku ka humbur jetën në ora 23:40.


Lëndime kanë marr edhe vozitësi i “oplelit” A.K, bashkudhëtari në të njëjtën automjet H.S (39) nga Kërçova, si dhe bashkudhëtarët tjerë “mercedes” – B.R (42) dhe dy fëmijët e moshës 8-vjeçare dhe 14-veçare që janë dërguan në Spitalin “Shën Erazmo”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hetimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB-Ohër.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori