Aksident në rrugën Mavrovë-Gostivar, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

MPB njofton se sot ka ndodhur një aksident në trafik në rrugën Mavrovë-Gostivar, me çka është bërë edhe ridrejtim i trafikut.
"Sot (08.09.2025) në orën 15:56, në rrugën kryesore nga kryqëzimi i Mavrovskës deri në Gostivar është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër motoçikleta dhe katër automjete. Deri më tani janë raportuar pesë persona të lënduar.
Trafiku në këtë rrugë kryesore është ndërprerë, ndërsa policia nga Departamenti i Policisë së Gostivarit po e ridrejtojnë trafikun përgjatë rrugëve dytësore lokale (Gurore Progress dhe Panorama pranë Vrutokut)", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































