LAJMI I FUNDIT:

Aksident në magjistralen Hani Elezit – Kaçanik, humb jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Hani Elezit – Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli konfirmoi për Telegrafin, se si pasojë e lëndimeve një person i moshës 76 vjeç ka ndërruar jetë.

“Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’ ka ndodhur një aksident komunikacioni, e përfshimë një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim te Kaçanikut dhe me të arritur tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, për çështje të panjohura humb kontrollin mbi veturë dhe kalon në anën e kundërt te lëvizjes, bije në hendek dhe përfundon në hekurudhë. Për pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes humb jetën pasagjeri Q.S (M/K) i moshës 76, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, deklaroi ai.


Veseli theksoi se lëndime ka pësuar shoferja Xh.S (F/K) e moshës 23 vjeçare, e cila pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshme mjekësor dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Ekipe të policisë dhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë masat e nevojshme për hetim, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion”, tha ndër tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori