Tre fëmijë kanë mbetur pa baba dhe nëna e tyre vazhdon të mbetet në spital, pas një përplasjeje midis një motoçiklete dhe një SUV në Calgary të Kanadasë këtë javë.
Siç raportojnë mediat kanadeze, përcjell Telegrafi, sipas anëtarëve të familjes, 36-vjeçari Kreshnik Cermjani dhe gruaja e tij Ermira po ktheheshin nga një darkë më 29 qershor.
Policia tha se çifti ishte me një motor kur u përplasën me një SUV.
Si pasojë, Cermjani vdiq ndërsa gruaja e tij ishte lënduar rëndë dhe po shërohet në një spital të Calgary.
Ata kanë tre fëmijë të cilët janë 11, 14 dhe 16 vjeç.
Vëllai i Cermjanit, Debatik Cermjani ishte me nipat dhe mbesën e tij kur dëgjuan se prindërit e tyre ishin përfshirë në një përplasje.
“Ai ishte shumë i afërt me babanë e tij. Ai po thoshte ‘kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, ka thënë Cermjani për djalin e madh të vëllait të tij.
Ndryshe, vënë në pah mediat kanadeze, të dy vëllezërit punuan së bashku dhe ishin zhvendosur në Calgary, 15 vjet më parë nga Kosova për të filluar një jetë më të mirë për familjet e tyre të reja.
“Nick (Kreshnik) ishte një djalë super energjik dhe punëtor”, ka thënë Ilir Kuqi, president i Shoqatës Shqiptare-Kanadeze të Calgary.
“Të gjithë në komunitet e donin Nick. Nick ishte një djalë super i mirë. Ai ishte shumë mbështetës kur anëtarët e komunitetit kishin nevojë – ai ishte gjithmonë aty për të ndihmuar”.
Ndërkohë, tregojnë mediat atje, donacionet kanë ardhur nga të dy komunitetet e vogla shqiptare të Calgary dhe nga njerëzit që kanë pasur kontakt me Cermjanin përmes punës dhe futbollit.
Në anën tjetër, Debatik Cermjani ka katër fëmijë të tij.
Me humbjen tragjike të vëllait të tij, ai thotë se tani ka shtatë fëmijë.
“Unë thjesht shqetësohem për ta dhe për gruan e tij. Ky do të jetë motivi për pjesën tjetër të jetës sime. Thjesht për t’i parë mirë. Thjesht për t’i parë ata se si vëllai im donte t’i shihte”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit