Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, një i lënduar

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































