Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25 dhe se të përfshira kanë qenë tri vetura.

“Tri vetura janë përfshirë në këtë aksident, të lënduar nuk ka vetëm dëme material”, tha Gashi.

Ai shtoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka përfunduar të gjitha procedurat. /Telegrafi/