LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhiror në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Aksident zinxhiror në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Një person 50-vjeçar është lënduar në aksidentin mes tre makinave që ndodhi sot në orën 10:50 në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, tek vendi i quajtur “Topolki” në fshatin Konopnica.

“50-vjeçari me lëndime në gjoks dhe fraktura është dërguar në spitalin shtetëror “8 Shtatori” në Shkup”, informojnë nga Shtëpia e Shëndetit në Kriva Pallankë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për shkak të aksidentit në këtë rrugë, kalimi kufitar “Deve Bair” përkohësisht ka qenë në ndërprerje, ndërsa tani kalohet pa probleme.

Në vijim priten informacione nga MPB për këtë aksident./Telegrafi/