Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.

Policia tha se, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.