LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin e komunikacionit në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran (Foto)

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin e komunikacionit në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran (Foto)

(E plotësuar) Sonte rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Komoran, ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin gjashtë persona janë lënduar

Policia ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm janë përfshirë tri automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Telegrafit se sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes gjashtë persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.


“Njësitet policore dhe ato kompetente për menaxhim të trafikut në autostradë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe po kryejnë procedurat e nevojshme në vendin e aksidentit”, ka thënë Hoxha, për Telegrafin.

“Duke iu referuar ndryshimeve atmosferike te reshurave të shiut dhe zvogëlimit të dukshmërisë që mund të paraqiten nëpër rrugët tona, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes, natën dhe orëve të hershme të mëngjesit, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut, sidomos ato mbi përcaktimin e shpejtësisë dhe vozitjen t’ia përshtatin kushteve të rrugës”, tha Hoxha.

Ai tha se Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të nevojshme ligjore për të gjithë ata drejtues që bien ndesh me rregullat në komunikacion, duke përfshirë edhe mos posedimin e pajisjeve të nevojshme për sezonin dimëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori