LAJMI I FUNDIT:

Aksident i frikshëm në Los Angeles, shoferi kalon në të kuqen dhe përplaset me pesë makina në udhëkryq – humbin jetën gjashtë persona

Aksident i frikshëm në Los Angeles, shoferi kalon në të kuqen dhe përplaset me pesë makina në udhëkryq – humbin jetën gjashtë persona

Nëpër rrjetet sociale dhe në mediat amerikane, po qarkullojnë video rrëqethëse nga një aksident trafiku në Los Angeles.

Një shofer kishte kaluar në të kuqen duke i goditur pesë vetura tjera në udhëkryq, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë dhe një shtatzënë, transmeton Telegrafi.


Në video shihet një Mercedes i zi duke lëvizur pranë një pompe derivatesh, e më pas përplaset në një veturë.

E të gjitha veturat e përplasura kanë përfunduar shumë pranë një bombe të derivateve, që po të përfshihej edhe ajo nga zjarri pasojat do të ishin shumë më të mëdha.

Në anën tjetër, policia amerikane ka njoftuar se edhe shtatë persona tjerë janë lënduar në këtë aksident. /Telegrafi/