LAJMI I FUNDIT:

Aksident me fatalitet në Çair të Shkupit, MPB del me detaje

Aksident me fatalitet në Çair të Shkupit, MPB del me detaje

Një grua ka ndërruar jetë sot në Çair, pasi është goditur nga vetura “Seat Altea” e drejtuar nga një vajzë 19-vjeçare nga Shkupi.

Siç njoftoi MPB, sot në ora 18:43 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin H.T. Karposh në Shkup, makina “Seat Altea” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.XH (19) nga Shkupi, ka goditur një grua, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“A.Xh është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori. Po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.