Pas dy fitroeve të para, Akil Gjakova është mposhtur në Grand Prixin që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Xhudisti nga Kosova, ka pësuar humbje në çerekfinale nga Makhmadbek Makhmadbekov i Rusisë që në këtë Grand Prix po garon si i pavarur.


Tani xhudisti kosovar kërkon medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë nëpërmjet repesazhit.

Humbje në çerekfinale ka pësuar edhe xhudistja kosovare Loriana Kuka. Kuka u mposht në çerekfinale nga britanikja Kelly Petersen Pollard.

Loriana tani kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit në Grand Prixin e xhudos që po mbëhet në Dushanbe të Taxhikistanit./Telegrafi/ 

telegrafi sport app