LAJMI I FUNDIT:

AKB: Masat e reja fiskale 100 % lirojnë prodhuesit nga taksat

AKB: Masat e reja fiskale 100 % lirojnë prodhuesit nga taksat

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë se i vlerësojmë lartë masat fiskale që 100% lehtësojnë çdo aktivitet prodhues e përpunues në Kosovë. Këto tejkalojnë edhe çdo pako të quajtura 1 dhe 2. Këto masa lehtësuese sipas tij, i kanë munguar Kosovës.

Ai shtoi se që nga viti 2014 një gjë e tillë ka qenë e premtuar nga partitë politike e Qeveria e Kosovës dhe i disajnuar nga AKB-ja dhe përfaqësues tjerë të biznesit. Ka munguar guximi i qeverisë për të bërë këto reforma fiskale apo presioni i lobit të tregtarëve të fuqishëm që të barazon fuqinë konkurruese të prodhuesve vendës me ata të huaj në tregun tepër liberal në vend.


Shahini, foli edhe për faljen e borxheve të disa kompanive vendëse që kishin për shfrytëzimin e ujit për prodhim dhe ambalazhim rreth 59 milionë euro. Sipas tij ky është vendim i guximshëm e me vend dhe nga kjo nuk ka humbur askush, sepse ujë nuk ka qenë prodhim i qeverisë që të ia faturon bizneseve, por është burim i natyrës dhe këto kompani e kanë shfrytëzuar për prodhim, punësim, eksport dhe parandalim i eksportit të parave të gatshme për import të ujit nga vendet e ndryshme të regjionit.

Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së tha se Ligji për Prishtinën ka rëndësi të madhe dhe se është po ashtu një vendim shumë i rëndësishëm për kryeqytetin e Kosovës dhe për jetën e qytetarëve dhe bizneseve që jetojnë dhe punojnë këtu, por edhe për investitorët është një mundësi e re.

Ai shtoi se AKB-ja, e vlerëson ritmin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar Kosovën nga një vend importues në një vend eksportues, pra nga një vend pesimistë për qytetarët e vendit, një vend me shpresë për ta.

Sylejman Konushefci, pronar i fabrikës së vajit ushqimore Biooil, tregoi se për shkak të politikave jo të mira fiskale e të shtrenjta ishte detyruar që një pjesë të fabrikës së vajit ta barti në Bulgari.

Ai thotë se po pret të sheh politikat fiskale të reja që pritet të nisin së zbatuari nga një janari vitit 2018, të shoh dhe nëse ato janë të favorshme përsëri njërën pjesë të fabrikës do të kthej në Kosovë. /Telegrafi/