LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Shkencave ngushëllon akademik Dacin

Akademia e Shkencave ngushëllon akademik Dacin

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e ka ngushëlluar kryetarin e kësaj akademie, Nexhat Dacin dhe familjen e tij, pas humbjes së jetës të djalit të familjes Daci, Arianit.

“I nderuar Kryetar Daci,


me dhembje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e rëndë dhe tragjike të djalit tuaj Arianit!

Në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe mbarë familjes për këtë humbje të madhe!”,, thuhen në ngushëllimin e ASHAK-ut.