LAJMI I FUNDIT:

Akademia e çmimeve “Oscars” reagon ndaj skandalit të Will Smith: Ne nuk e pranojmë dhunën në asnjë formë

Akademia e çmimeve “Oscars” reagon ndaj skandalit të Will Smith: Ne nuk e pranojmë dhunën në asnjë formë

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha të hënën në mëngjes (28 mars) se “nuk e fal dhunën” pasi aktori Will Smith goditi Chris Rock në fytyrë në skenë gjatë ceremonisë së “Oscars”.

“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë formë. Sonte ne jemi të lumtur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve “Oscars”, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën’”, ka shkruar organizata në Twitter pas ngjarjes.

Rock, bëri shaka se ai mezi priste të shihte Pinkett Smith në “GI Jane 2”, duke u tallur për kokën e saj tullac. I tërbuar, Smith vrapoi në skenë dhe goditi komedianin në fytyrë.


Foto: Chris Pizzello/Invision/AP

“Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote,  i bërtiti aktori pasi u kthye në vendin e tij , teksa humoristi mbeti i habitur nga veprimi i Smith.

Pas sherrit tronditës, Will Smith u nderua me “Oscar” në kategorinë për “Aktorin më të mirë” për interpretimin e tij në filmin “King Richard” dhe kërkoi falje me sy të përlotur gjatë fjalimit të pranimit të çmimit.

Tiffany Haddish e quan veprimin e Will Smithit si gjëja më e bukur që ka parë: Ka ende burra që e duan dhe mbrojnë gruan e tyre
Lexo po ashtu Tiffany Haddish e quan veprimin e Will Smithit si gjëja më e bukur që ka parë: Ka ende burra që e duan dhe mbrojnë gruan e tyre

Ndërkohë, filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder u shpall fitues i edicionit të 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera

Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera

Magazina
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Kader Kicaj shkelqen në fotografitë e fundit me pamje elegante

Kader Kicaj shkelqen në fotografitë e fundit me pamje elegante

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik

Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik "Maria"

Magazina
Kalo në kategori